"Bomberi" i ligës suedeze i bashkohet Kombëtares së Kosovës në futboll

Federata e Futbollit të Kosovës ka njoftuar se futbollisti Edi Sylisufaj i është bashkuar Kombëtarës së Futbollit  Kosovës.

Sylisufaj është pjesë e ekipit suedeze, Falkenbergs i cili luan në pozitën e sulmuesit. 20-vjeçari  më parë ka qenë edhe pjesë e Kombëtares U17 të Suedisë.

FFK ka bërë të ditur se ka filluar procedurat rreth rregullimit të dokumenteve të nevojshme për lojtarin dhe nëse gjithçka kryhet me kohë,ai  do të mund të paraqitet në fanellën dardane qysh në shtator në ndeshjen kundër Anglisë U21 në Prishtinë.