Ushtari ukrainas, Foto: Presidenca e Ukrainës

Bombardimet në Harkiv të Ukrainës vrasin nëntë persona - VIDEO

Qyteti ukrainas, Harkivi, u godit nga bombardime të reja, ndërsa forcat ruse po vazhdojnë ofensivën në rajonin e Donbasit.

Zyrtarët ushtarakë ukrainas thanë se së paku 9 persona u vranë, përfshirë një fëmijë 9-vjeçar, si dhe 19 të tjerë u plagosën.

Sot është dita e 93-të pushtimit rus të Ukrainës – lufta e parë e madhe tokësore në Evropë në dekada.

Sulmi i Moskës ka nisur në orët e para të 24-shkurtit. Presidenti rus, Vladimir Putin, tha se ka nisur, sipas tij, një operacion “special” për “çmilitarizimin dhe denacifikimin” e Ukrainës.

Veprimi i Kremlinit ka nxitur zemërim dhe është dënuar në gjithë botën.

Shtetet e Bashkuara dhe aleatët janë përgjigjur me sanksione të ashpra kundër Moskës duke e dënuar sulmin dhe janë zotuar se do ta mbajnë Rusinë përgjegjëse për këtë luftë./REL