Bllokohet shitja e Chelsea FC

Qeveria e Britanisë së Madhe ka vendosur që të bllokoj Roman Abramovich dhe më këtë rast ekipi anglez Chelsea nuk do të mund të shitet.

Lajmi është bërë i ditur nga ana e mediumit SkySportNeës në Twitter.

“Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar ka thënë se Roman Abramovich përballet me një ndalim të transaksioneve me individë dhe biznese në Mbretërinë e Bashkuar, një ndalim udhëtimi dhe sanksione transporti”, thuhet në njoftim.

Abramovich kishte dorëzuar detyrën e pronarit të Chelsea më 26 shkurt.

“Gjatë pronësisë sime gati 20-vjeçare të Chelsea FC, gjithmonë e kam parë rolin tim si kujdestar i klubit, puna e të cilit është të sigurojë që ne të jemi aq të suksesshëm sa mund të jemi sot, si dhe të ndërtojmë për të ardhmen, ndërsa gjithashtu duke luajtur një rol pozitiv në komunitetet tona”, thuhej në njoftim pas dorzimit të detyrës së pronarit nga Abramovich.

Roman Abramovich për një moment të caktuar u bë pjesë e bisedimeve midis Rusisë dhe Ukrainës.