Foto: Ministria e Punëve të Jashtme e Bjellorusisë/Twitter

Roman Abramovich pjesë e bisedimeve mes Ukrainës dhe Rusisë

Ish-pronari klubit anglez Chelsea, Roman Abramovich është duke marrë pjesë në bisedimet mes Ukrainës dhe Rusisë në përpjekjet për të gjetur një zgjidhje paqësore.

Lajmin e ka bërë të ditur mediumi angelze BBCSport.

Ukraina ka bërë thirrje për një armëpushim përpara bisedimeve të paqes në Bjellorusi. Presidenti rus Vladimir Putin filloi një pushtim ushtarak të Ukrainës fqinje të enjten.

Abramovich njoftoi të shtunën se “administrimi dhe kujdesi” i klubit po u jepej administratorëve të fondacionit bamirës të Chelsea.

Sipas Sky News, takimi mes palëve do të fokusohet në arritjen e një armëpushimi të menjëhershëm dhe tërheqjen e forcave ruse, kishte thënë më herët në një deklaratë më herët presidenca ukrainase.

Në delegacionin ukrainas është edhe ministri ukrainas të mbrojtjes, Oleksii Reznikov.

Forcat ruse kanë nisur sulmet në Ukrainë më 24 shkurt, me urdhër të presidentit të tyre, Vladimir Putin.

Ai ka thënë se ka autorizuar “një operacion të posaçëm ushtarak”, për të eliminuar, sipas tij, kërcënimin serioz nga Ukraina.