Blerim Kuqi

Blerim Kuçi: Të mos harrojmë temat që jemi dakorduar nga takimet e kaluara

Blerim Kuçi nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, në fjalën e tij në tryezën e thirrur nga lëvizja vetëvendosje kërkoi që të diskutohet për tema që sipas tij janë me interes nacional.

Kuqi tha se zgjedhjet nuk janë interes nacional, pasi ato mund të shtrohen si çështje brenda Kuvendit dhe jo në takimet ku duhet diskutuar për tema të interesit nacional.

“Qysh e filloj nikoqiri diskutimin, u dok si konferencë për media, ne mund të vazhdojmë kështu, mirëpo i hup kuptimi idesë së këtyre tryezave. Ne si Aleancë jemi ardh sot me kallxu që këto tryeza janë të rëndësishme, mirëpo nuk është mirë me i kalu dakordimet që i kemi pas ma herët”, tha Kuçi.