Ministri Kuçi shpjegon kronologjinë e hidrocentraleve

Ministri i Ekonomisë dhe Ambientit, Blerim Kuçi ka thënë se Kosova ka probleme në fushën e mjedisit dhe sipas tij ka shumë procese që kanë filluar para 8 vjetësh dhe sot kanë ardhur në pikën e fundit.

Kuçi, gjatë interpelancës në lidhje me dhënien e licencave afatgjate (40vjet) për prodhimin e energjisë elektrike ndërmarrjes “KELKOS ENERGY” sh.p.k për HC “Deçani” dhe HC “Belaja”, tha se kur e ka marr mandatin si ministër e ka pasur vetëdijen e plotë se këto probleme do t’i gjej dhe do të ballafaqohet me to.

Sipas tij çështja më problematike është ajo e hidrocentraleve.

“Hidrocentralet kanë një bazë ligjore që mbështetet në ligjin e ujërave ku shfrytëzimi i ujërave bëhet në dy forma atë ujore dhe me koncesion. Forma me koncesion është provuar në 2010 por nuk ka pas asnjë të interesuar më pas është vazhduar vetëm me akte ujore në bazë të ligjit për ujërat. Nuk e ka vendos kjo qeveri të vazhdohet me akte ujore. Ne nuk mund të marrim një vendim arbitrar për ta ndërprerë këtë proces duke i cënuar dikujt një të drejtë që i jep ligji”, tha ministri.

Kuçi tha se janë duke punuar intensivisht me BERZH-in për ankandin për energji të ripërtrishme, por burimet ujore nuk përfshihen në këtë procedurë.

Kuci tha se në gjithë këtë proces jo vetëm në fushën e mjedisit përkatësit të hisrocentraleve mirëpo në secilën fushë që duhet të ketë monitorim dhe inspektim të rregullt, por sipas tij nuk ka.

“Në gjithë ministrinë e ambientit aktualisht janë 5 inspektor të mjedisit, 3 inspektor të ujërave, 1 i natyrës dhe 3 të ndërtimit dhe planifikimit. Këta inspektor as fizikisht nuk arrijnë ti mbulojnë fushat e tyre”, tha Kuçi.

Kuçi ka shpjeguar kronologjinë e hidrocentraleve “KELKOS ENERGY”.

“Janë dy objekte për të cilat janë dhënë leje ujore dhe leje mjedisore kurse për njërën jo mu në atë ku është bërë debat më së shumti prej shoqërisë civile, qytetarëve e deputetëve”, tha Kuçi.

Sipas tij për këto procese ka qenë transparnet.

“Për dy objektet që i kanë lëshuar leje jam bind disi që kanë pas të drejt. Për objektin tjetër ne nuk kemi lëshuar asnjë leje ujore as lejen e përdorimit edhe pse procesi ka shumë kohë që është kryer. Objektet janë ndërtuar por lejet nuk i kanë marr”, shtoi ministri.

Kusari- Lila: KELKOS ka bërë shkelje të vazhdueshme, leja ujore e kundërligjshme (kallxo.com)