Blerim Kuçi jep dorëheqje nga pozita e ministrit

Ministri i Ekonomisë dhe Ambientit, Blerim Kuçi ka dhënë dorëheqje nga pozita e ministrit.

Këtë e ka konfirmuar vet Kuçi në një prononcim për KALLXO.com, duke theksuar se do të angazhohet në fushatë zgjedhore.

“Kam kërkuar me u liru nga detyra sepse nuk mundem me qenë në të njëjtën kohë me e krye punën si ministër edhe me qenë në zgjedhje si pjesë e shtabit zgjedhor. Në punën time si ministër nuk kam pasur asnjë pengesë asnjëherë por është e pamundur ti kryej dy punët në të njëjtën kohë”, tha ai.

Blerim Kuçi është ministër i Ekonomisë dhe Ambientit nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.