Blerim Kuçi i përgjigjet Rexhep Selimit: Nuk kam pa gjurmë të punës së ish-ministres Rozeta Hajdari

Ministri i Ekonomisë dhe Ambientit, Blerim Kuçi në prezantimin e punës së tij në 100 ditëshin e Qeverisë ka thënë se nuk ka gjetur gjurmë të punës së ish Ministres, Rozeta Hajdari.

Reagimi i Kuçit erdhi në seancën e Kuvendit ku po debatohet pvr raportin e 100 ditëshit të qeverisë Hoti pas deklaratës së shefit të grupit parlamentar të VV-së, Rexhep Selimi, i cili e krahasoi Kuçin me paraardhësen e tij në këtë ministri, Rozeta Hajdari.

“Gjurmë të punës nuk kam pa unë. E di që ka qenë nëpër media e di që do të doket e çuditshme dhe se përshtypja ime ka qenë se ka punu, por gjurmë të ministrës Hajdari e që ka çu diçka përpara unë nuk kam pa”, ka theksuar Kuçi.

Rexhep Selimi krahason ministrat e Qeverisë Kurti me ata të Qeverisë Hoti