Rexhep Selimi krahason ministrat e Qeverisë Kurti me ata të Qeverisë Hoti

Shefi i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi, në seancën e Kuvendit të Kosovës në të cilën është duke raportuar për punën 100 ditëshe të Qeverisë Hoti, ka thënë se për mos të marrë shumë kohë vetëm do të bëjë krahasimin e ministrave të dy qeverive.

“Qeveria Hoti u zgjodh me votën që tash është në burg. Me ndihmën edhe të Listës Serbe. Bëjeni krahasimin se çfarë qeveria kanë rrëzuar dhe cfarë është tash. Për të mos ju marrë me shumë se nuk më lejojn as minutat të numëroj gjithë ato dështime, por vetëm bëjëni krahasimin e Ministrit të Punëve të Jashtme, Glauk Konjfucës me Meliza Haradinaj, (Albulena) Haxhiun me Ministrin e tashëm të Drejtësisë (Selim Selimi) , Rozetën (Hajdarin) me (Blerim) Kuqin por mbi të gjitha, (Armend) Zemajn me (Arben) Vitinë”, ka thënë ai.

Selimi gjithashtu ka kërkuar edhe dorëheqjen e Kryeminsitrit Hoti.

“Zgjedhjet janë të pashmangshme, jep dorëheqje, Avdullah, ktheja atë që ua morre padrejtësisht popullit. Sa i përket marrëdhënieve me Shqipërinë, a jeni në mend kur kanë qenë raportet e ngrira të popullit e Kosovës me Shqipërinë, a jeni në mend bre?”, ka shtuar tutje deputeti Selimi.

Hoti: Kur erdha në Qeveri, marrëdhëniet me Shqipërinë i kam gjetur pothuajse të ngrira

Avdullah Hoti raporton për punën 100 ditëshe të Qeverisë