Ilustrim, Foto: Facebook / Volodymyr Zelensky

Bjellorusia mund të përfshihet 'së shpejti' në luftën në Ukrainë

SHBA dhe NATO besojnë se Bjellorusia “së shpejti” mund t’i bashkohet Rusisë në luftën e saj kundër Ukrainës, thonë zyrtarët e SHBA dhe NATO-s për CNN dhe se ky vend tashmë po ndërmerr hapa për ta bërë një gjë të tillë.

Ka gjithnjë e më shumë “gjasa” që Bjellorusia të futet në luftë, tha të hënën një zyrtar ushtarak i NATO-s.

“Putini ka nevojë për mbështetje. Çdo gjë do ta ndihmonte, “shpjegoi zyrtari n fjalë.

Një burim i opozitës bjelloruse tha se njësitë luftarake bjelloruse janë gati të shkojnë në Ukrainë sa më shpejt në ditët në vijim, me mijëra forca të përgatitura për t’u vendosur atje. Sipas këtij burimi, kjo do të ketë më pak ndikim ushtarak sesa gjeopolitik, duke pasur parasysh implikimet që një vend tjetër i bashkohet luftës.

Ndaras nga kjo, një zyrtar i lartë i inteligjencës së NATO-s ka deklaruar se aleanca veriatlantike vlerëson se qeveria bjelloruse “po e përgatit mjedisin për ta justifikuar një ofensivë bjelloruse kundër Ukrainës”.

Bjellorusët votuan muajin e kaluar për të lejuar që Bjellorusia t’i të bëhet nikoqir i përhershmë si për forcat ruse ashtu edhe për armët bërthamore, megjithëse zyrtarët amerikanë kanë theksuar për CNN se ata nuk kanë parë ende ndonjë provë që Rusia t’i ketë lëvizur armët bërthamore ose të përgatitet për një gjë të tillë.

Burimet e lartcekuar theksuan se nuk ka pasur indikacione deri më tani që Bjellorusia po merr pjesë aktualisht në luftimet në Ukrainë, dhe një zyrtar i lartë i mbrojtjes amerikane tha se Pentagoni nuk kishte parë “asnjë indikacion që bjellorusët po përgatiten të lëvizin … në Ukrainë ose se ata kanë bërë ndonjë marrëveshje për ta bërë këtë.”

Zyrtari ushtarak i NATO-s tha se një vendim përfundimtar për përfshirjen e Bjellorusisë në luftë ende duhet të merret në Moskë, dhe ende nuk ka asnjë indikacion që forcat bjelloruse po marrin pjesë në luftimet në Ukrainë.

“Nuk ka të bëjë me atë që dëshiron [Aleksandër] Lukashenko,” shpjegoi zyrtari, duke iu referuar presidentit bjellorus. “Pyetja është: A e dëshiron Putini një vend tjetër të paqëndrueshëm në rajon?

“Përfshirja në luftë do ta destabilizonte Bjellorusinë,” tha zyrtari.

Zyrtari ka dhënë ndonjë elaborim se si Bjellorusia mund të ndërhynte në luftë, por tha se kishte kuptim që Rusia të përpiqej ta ndërpresë ndihmën ushtarake të NATO-s që vjen në Ukrainë nga kufiri i saj perëndimor.

Pak histori: Rusia e ka përdorur Bjellorusinë si një trampolinë për shumë prej operacioneve të saj ajrore në Ukrainë, sipas inteligjencës së mbledhur nga avionët e vëzhgimit të NATO-s që fluturojnë mbi kufirin polako-ukrainas./CNN