Bitia e Poshtme katër ditë pa ujë, banorët bartin ujë nga kroi

Dhjetëra banorë të fshatit Biti e Poshtme sot kanë protestuar para Komunës së Shtërpcës për mungesën e ujit të pijshëm.

Ata që në orët e para të mëngjesit të sotëm në temperatura të ulëta kanë thënë se janë detyruar të dalin dhe të protestojnë pasi kanë katër ditë që kanë mbetur pa furnizim me ujë të pijshëm.

Sipas banorëve, kompania e cila është duke ndërtuar hidrocentrale në Malet e Sharrit ka dëmtuar rrjedhën ujore të Lepencit.

Në fotografitë e siguruara nga KALLXO.com shihen banorë duke bartur ujë me shije plastike nga një distancë shumë e madhe.

KALLXO.com sot gjatë ditës ka qëndruar së bashku me banorët, të cilët i kanë thënë redaksisë sonë se investitori MATKOS Group ka dëmtuar damarët e rrjedhës ujore dhe rezervuari nuk po arrijnë të mbushet me ujë.

Nga rrjedha e tanishme, të cilën e ka krijuar investitori e deri në rezervuarin e fshatit është një distancë prej 50 metrash.

Banorët pas takimit që kanë pasur me udhëheqësit e komunës kanë marrë premtim se ky problem do të ju rregullohet brenda 24 orëve.

 

Ky botim është prodhuar me përkrahjen e Bashkimit Europian. Përmbajtja e këtij botimi është përgjegjësi e BIRN-it dhe në asnjë mënyrë nuk mund të konsiderohet si qëndrim i Bashkimit Europian.