Bie numri i infeksioneve me COVID-19 në Kroaci

Janë shënuar 8 infeksione të konfirmuara rishtazi me COVID-19 në Kroaci, duke sjellë numrin e përgjithshëm të rasteve në 2 mijë e 47, dhe numrin e vdekjeve në 63.

Kështu kanë thënë autoritetet kroate në një konferencë të përditshme për shtyp të marten, raporton Balkan Insight.

“Kjo prirje rënëse në numrin e infeksioneve nuk duhet të thotë se ne duhet të jemi më pak të kujdesshëm,” shtoi ministri i Shëndetësisë në Kroaci, Vili Beros.