
Bie nga shtylla elektrike deri sa po punonte, vdes punëtori
04.2.2023 - 13:18
Një punëtor është rrëzuar nga shtylla elektrike në të cilën ishte duke punuar gjatë ditës së sotme.
I njëjti ka vdekur ndërsa vdekjen e tij e ka konstatuar edhe ekipi mjekësor.
Ngjarja ka ndodhur në fshatin Levoshë të Komunës së Pejës.
Zëdhënësi i Policisë në Pejë, Fadil Gashi tha për KALLXO.com se ngjarja është raportuar të ketë ndodhur rreth orës 11 e 45 sot.
“Punëtori ka qenë duke punuar në shtyllën elektrike ende nuk e dimë a ka qenë në kontakt me energjinë që është rrëzuar apo jo, por mjeku e ka konstatuar vdekjen e tij”, – tha Gashi për KALLXO.com.