Biden - ushtarëve amerikanë në Poloni: Djali im ka qëndruar në Kosovë për 6 muaj

President i ShBA, Joe Biden gjatë një vizite në Poloni, u takua me trupat amerikane që po qëndrojnë atje.

Duke falenderuar ata për shërbimin, Biden tha se djali i tij kishte shërbyer në Kosovë për gjashtë muaj.

“Djali im ishte një vit në Irak. Ai ishte gjashtë muaj në Kosovë. Ai fitoi Yllin e Bronztë, medaljen e shërbimit dhe çmime të tjera. Gjëja më krenare që bëri ndonjëherë ishte veshja e asaj uniforme”, ka thënë Biden në një video të publikuar nga CNN në Twitter.

 

Fjalimin e tij kur flet për Kosovën mund ta dëgjoni nga minuta 06:57.

Siç kishte treguar vetë Biden, djali i tij ishte në Kosovë si vullnetar ndërsa ishte i interesuar që ta ndihmonte vendin tonë në sistemin e drejtësisë. Beau Biden ishte një jurist i njohur.

Në Kosovë, rruga Ferizaj-Gjilan, në afërsi të kampit Bondsteel, mban emrin Joseph R. “Beau” Biden, III, të djalit të Joe Biden.

Beua Biden kishte ndërruar jetë me 6 janar të vitit 2015 nga sëmundja e kancerit.

Beau Biden ishte edhe Prokuror i Përgjithshëm në Delaware ndërsa për një kohë kishte shërbyer edhe me Forcat Amerikane në Irak.