Foto: CNN

Biden paralajmëron Putinin: As mos e mendo lëvizjen në territorin e NATO-s

Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, duke qëndruar përgjatë skajit lindor të NATO-s në Poloni, lëshoi një paralajmërim të ashpër ndaj presidentit të Rusisë, Vladimir Putin, duke thënë “Mos mendoni as të lëvizni për një centimetër të vetëm në territorin e NATO-s”.

Biden e tha këtë gjatë një fjalimi në Varshavë. Ai tha se SHBA-ja ishte e përkushtuar ndaj detyrimeve të mbrojtjes kolektive të përcaktuara në kartën e NATO-s “me fuqinë e plotë të fuqisë sonë kolektive”.

Por Biden e bëri të qartë se konflikti aktual në Ukrainë – jo një anëtare e NATO-s – nuk kërkon që Amerika të përfshihet drejtpërdrejt.

“Forcat amerikane nuk janë në Evropë për t’u përfshirë në konflikt me forcat ruse, forcat amerikane janë këtu për të mbrojtur aleatët e NATO-s”, tha ai./CNN