Benjamin Netanyahu - Foto: screenshot

Benjamin Netanyahu: Izraeli mund ta qeverisë Gazën për një "periudhë të pacaktuar", pas përfundimit të luftës

I pyetur në një intervistë me ABC se kush duhet ta qeverisë territorin pas përfundimit të luftës, kryeministri izraelit sugjeroi se Izraeli mund të ketë “përgjegjësinë e përgjithshme të sigurisë” për një “periudhë të pacaktuar”.

“Sepse ne kemi parë se çfarë ndodh kur nuk e kemi atë”, tha Netanyahu. “Kur ne nuk e kemi atë përgjegjësi sigurie, ajo që kemi është shpërthimi i terrorit të Hamasit në një shkallë që nuk mund ta imagjinonim”.

Presidenti i SHBA Joe Biden kishte thënë më parë se do të ishte një “gabim” për Izraelin që ta pushtonte Gazën, ndërsa muajin e kaluar ministri izraelit i mbrojtjes Yoav Gallant tha se një objektiv kryesor i fushatës ushtarake ishte ndërprerja e “përgjegjësisë së Izraelit për jetën në Rripin e Gazës”.

Ndërkohë, sot, Izraeli po shënon një muaj nga sulmi i 7 tetorit nga Hamasi, ku u vranë 1400 njerëz./The Guardian

Përgatiti: Nuhi Shala