Foto ilustruese: Pixabay

Bën pagesë në bankë me 500 euro false

Një punonjëse e një banke në Prishtinë ka raportuar në Polici se një person ka dashur të bëjë pagesë me para false.

Sipas Policisë, ankuesja ka informuar se një i dyshuar gjatë pagesës së këstit i ka ofruar asaj një kartëmonedhë prej 500 eurosh.

Policia thotë se monedha është konfiskuar dhe me vendim të prokurorit palët janë liruar.

Rasti i cili ka ndodhur dje rreth orës 14:00 është në procedurë të rregullt.