Ilustrim

BE vendos sanksione të reja ndaj Rusisë

Sanksionet e reja të BE-së që e kanë si target arin rus, një bankë të madhe, një klub nacionalist motoçikletash të njohur si ‘Nightwolves’ dhe aktorët që e mbështesin Vladimir Putinin, janë hedhur poshtë si të pamjaftueshme nga Volodymyr Zelenskiy.

Miratimi i valës së shtatë të sanksioneve ekonomike të BE-së nga 27 vendet anëtare të enjten në mëngjes është vlerësuar nga presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, si një “sinjal i fortë”.

“Sanksionet e përforcuara dhe të zgjatura të BE-së kundër Kremlinit” dërgojnë “një sinjal të fortë për Moskën: ne do ta mbajmë presionin lart për aq kohë sa nevojitet”, shkroi Von der Leyen në Twitter.

Në Kiev, megjithatë, presidenti i Ukrainës ndjen se ka një shpërfillje lidhur me vendimet në rritje të BE-së, ku shqetësimi kryesor për politikanët dhe zyrtarët ditët e fundit ka qenë kërcënimi rus për furnizimin me gaz këtë dimër.

“Kjo nuk mjafton dhe unë po ua them partnerëve të mi këtë sinqerisht,” tha Zelenskiy në një fjalim natën vonë si reagim ndaj raundit të fundit të sanksioneve të BE-së ndaj Rusisë. “Rusia duhet të ndjejë një çmim shumë më të lartë për luftën për ta detyruar të njëjtën ta kërkojë paqen”.

Masat e fundit të dakorduara në Bruksel janë mbiquajtur “paketa gjashtë e gjysmë” për shkak të ambicies së tyre të kufizuar. Të hënën, Josep Borrell, shefi i politikës së jashtme të BE-së, pranoi se liderët kishin qenë gjithnjë e më të shqetësuar se sanksionet e bllokut të BE-së po dëmtojnë veten.

“Ka një debat të madh nëse sanksionet janë efektive, apo nëse sanksionet janë më të cenueshme për ne sesa vetë Rusia”, tha ai. “Disa liderë evropianë kanë thënë se sanksionet ishin një gabim; atëherë mirë, nuk mendoj se ishte një gabim.”

Këto shqetësime u reflektuan në grupin relativisht modest të masave, duke përfshirë ndalimin e importeve të arit rus, për të cilat u ra dakord me procedurë me shkrim të enjten në mëngjes.

G7, shtatë ekonomitë më të mëdha në botë, duke përfshirë Britaninë e Madhe, Francën, Gjermaninë dhe Italinë, i kanë ndaluar tashmë importet e arit rus, por kjo tani do të zbatohet në të gjithë BE-në.

Dyzet e tetë individë dhe nëntë subjekte janë vënë gjithashtu në shënjestër. Sipas një draft-dokumenti të qarkulluar përpara miratimit zyrtar, ato përfshijnë huadhënësin më të madh të Rusisë, SberBank, dhe aktorët Vladimir Mashkov, të cilët ishin shfaqur në filmin e vitit 2001 Behind Enemy Lines dhe filmin e vitit 2011 Mission: Impossible – Ghost Protocol dhe Sergey Bezrukov.

Mashkov kishte “performuar gjithashtu gjatë mitingut propagandistik në mbështetje të aneksimit të paligjshëm të Krimesë dhe luftës kundër Ukrainës, që u zhvillua më 18 mars 2022 në stadiumin Luzhniki në Moskë”, sipas tekstit të zbuluar.

Gjithashtu në listë është Andrey Bobroëskyi, i cili përshkruhet si “anëtar i klubit nacionalist të motoçikletave ‘Nightëolves MC’ dhe udhëheqës i degës ‘Roads for Victory të Nightwolves MC’.

BE-ja pretendon se Bobroëskyi “organizoi disa mitingje të ‘Nightëolves’ në Berlin, Poloni dhe Rusi” në mbështetje të luftës së Putinit në Ukrainë.

Detajet e plota të masave të sanksionit do të publikohen këtë javë në gazetën zyrtare të BE-së. Përveç masave kufizuese, BE vendosi gjithashtu të japë 500 milione euro ndihmë ushtarake për Ukrainën./Euronews