Sulmi në Moskë, 22.03.2024. Foto: BBC

BBC: 11 të arrestuar për sulmin në Moskë, katër dyshohet se u përfshinë drejtpërdrejtë

Të paktën 93 persona janë vrarë dhe më shumë se 140 janë plagosur pasi persona të armatosur hapën zjarr në një koncert rock në Crocus City Hall në një periferi të Moskës të premten në mbrëmje me orën lokale, thotë inteligjenca ruse.

Katër persona të përfshirë drejtpërdrejt në sulm janë në mesin e 11 të arrestuarve , i ka thënë shefi i sigurisë ruse presidentit Vladimir Putin këtë mëngjes, raporton BBC.

Shtetet e Bashkuara thonë se është e besueshme që një degë e grupit të Shtetit Islamik mund të jetë pas sulmit, pasi grupi tha se ata e kreu sulmin.

Shtëpia e Bardhë thotë gjithashtu se e paralajmëroi Rusinë për një sulm të mundshëm ndaj “mbledhjeve të mëdha” në Moskë në fillim të këtij muaji. Rusia nuk ka komentuar

Ukraina – aktualisht në luftë me Rusinë – ka mohuar çdo përfshirje.

Kremlini thotë se Putini është informuar për atë që ka ndodhur – ai nuk i është drejtuar drejtpërdrejt kombit, por sipas një deputeti u ka uruar të plagosurve një shërim të shpejtë

Siguria është forcuar në të gjithë Rusinë, me ngjarjet e anuluara ndërsa garda kombëtare e vendit kërkon për sulmuesit dhe dërgon hetuesit e saj në vend.