Bastisjet e reja sot në Prishtinë, flasin nga Gjykata Speciale

Zyra e Prokurorit të Specializuar e Gjykatës në Hagë kanë konfirmuar se janë duke vazhduar edhe sot me bastisje në Prishtinë.

Në një përgjigje për KALLXO.com, ZPS-ja thotë se janë duke zhvilluar operacione të vazhdueshme në Kosovë, të cilat po mbështeten nga Policia e Kosovës dhe Misioni i Bashkimit Europian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX).

“Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS) është duke zhvilluar operacione të vazhdueshme në Kosovë. Operacionet e ZPS-së po mbështeten nga Policia e Kosovës dhe Misioni i Bashkimit Europian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX)” – tha për KALLXO.com, Christopher Bennett, zëdhënës i ZPS-së..

Ekipi i KALLXO.com është duke qëndruar në vendin e ngjarjes ku janë parë vetura dhe zyrtarë të Policisë së Kosovës.

Ndërsa të hënën, Specialja ka kryer bastisje në shtëpinë Bashkim Smakajt, ish-drejtorit të Agjencisë së Kosovës për Inteligjencës, AKI dhe në banesën e ish-këshilltarit të ish-presidentit Hashim Thaçi, Blerim Shala.

Specialja vazhdon me bastisje edhe sot