LAJMI I FUNDIT - Policia KS2

Bastisje edhe në një depo në oborrin e spitalit të Mitrovicës

Policia e Kosovës ka bastisur sot pesë lokacione në veri të vendit, që kanë të bëjnë me sulmin terrorist të 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit.

Bastisje janë kryer edhe në spitalin e Mitrovicës.

Burime të KALLXO.com, tregojnë se Policia ka bastisur edhe nje depo në oborrin e spitalit të Mitrovicës për të kontrolluar nëse ka materiale të dyshimta.

Policia e Kosovës ka njoftuar se sot është duke zhvilluar operacion në veri të Kosovës, në pesë lokacione të tri komunave, duke kryer bastisje.

Sipas Policisë, këto operacione janë duke u zhvilluar lidhur me ngjarjet e fundit të ndodhura në fshatin Banjskë, pas sulmit terrorist të 24 shtatorit.

“Këto urdhër kontrolle, janë duke u zbatuar në koordinim me EULEX dhe KFOR”- thuhet në njoftim.

Policia e Kosovës në operacionin e sotëm për bastisje në veri të vendit, kontrolle ka kryer ede në pronat e nënkryetarit të Listës Serbe, Millan Radoiçiq.

Policia në pronat e Millan Radoiçiq