Foto: KALLXO.com Ilustrim

Bastiset lokali në Prishtinë për bixhoz të paligjshëm, arrestohet një person

Policia e Kosovës ka kryer dje një batisje në një lokal në Prishtinë, nën dyshimin për organizim të paligjshëm, dhe ka arrestuar një person të dyshuar.

Policia ka njoftuar se bastisja është kryer nga Njësitet e stacionit policor Veriu në Prishtinë, të mbështetur nga njësite të Doganës dhe Administratës Tatimore të Kosovës.

Policia gjatë bastisjes në lokali në rrugën “Bajram Bahtiri”, në Prishtinë, ka gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provave materiale tri shtëpiza kompjuteri, 5 monitorë, një printer si dhe gjësende të tjera që mund të shërbejnë si dëshmi për rastin në fjalë.

“Aktualisht hetuesit policor janë duke kryer procedurat e nevojshme para se rasti të kaloj në institucionet kompetente”, njofton policia.