Basri Sejdiu: Ka mundësi që shkarkimi im është hakmarrje e bordit

Basri Sejdiu, ish drejtor i SHSKUK-së, duke folur për shkarkimin e tij nuk e ka përjashtuar mundësin që kjo të ketë ndodhur si hakmarrje nga bordi i SHSKUK-së.

“Me emra nuk kam qef me permend. Një bord që është profesional që menaxhon drejtorin i ndihmon në menaxhim. Dhe anëtarët e bordit që duhet të jenë profesionist, mes tyre ka edhe pensionist dhe kanë shkelur parimet kryesore. Një anëtar pra nuk i ka qëndruar gati një pacienti. Pirja e duhanit në bllok operativ është e pafalshme. Pasi një profesionist nëse i dëmton shëndetin dikujt tjetër është e papranueshme. Mund të jetë  kjo që anëtarët e bordit të hakmerren”, ka thënë Sejdiu.

Sejdiu në një postim në Facebook ka bërë të ditur se ka procedura në komision disioplinor njërin nga anëtarët e bordit të SHSKUK-së pas denoncimit për pirje të duhanit në sallën e operacionit.

“Për asnjë moment nuk kanë qenë të interesuar të bashkëpunojnë ose të më përkrahin në menaxhimin e pandemisë dhe në përmirësimin e kushteve për pacientët. Ndikimi politik dhe biznesor ka qenë evident që nga dita e parë kur ky bord filloi punën. Për më tepër, vendimi i bordit vjen pasi që kam proceduar në Komision Disciplinor njërën nga anëtaret e këtij bordi pas denoncimit për pirje duhanit në sallë operative. Prandaj për këtë vendim të padrejtë dhe arbitrar të bordit drejtues do të bëj ankesë në inspektoratin e punës dhe gjykatën kompetente”, ka shkruar Sejdiu në postimin e tij në facebook.

Sejdiu po mban konferencë për media pas shkarkimit të tij nga posti i drejtorit të SHSKUK-sw.

Basri Sejdiu: Shkarkimi im ishte politik