Zemaj deklarohet për shkarkimin e Basri Sejdiut

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj në konferencën e mbajtur para pak minutave ka folur për shkarkimin e ish-drejtorit të SHSKUK-së, Basri Sejdiu.

Në këtë konferencë, Zemaj ka përshëndetuar shkarkimin e ish drejtorit të SHKUK-së.

“Kam kërkuar raport për rastin që ka ndodhur në Klinikën Infektive. Asnjëherë nuk duhet të ngutemi me deklarime politike për ato çka kanë ndodhur”, ka thënë Zemaj.

Ai ka thënë se Ministria ka vendosur që të shtohen kapacitet për përballimin e pandemisë Covid-19.

“Tash kemi vendosur që të angazhojmë mbi 200 profesionistë që të përballojmë gjendjen. Prioritet i kemi dhënë atyre që e dinë menaxhimin direkt të pandemisë Covid-19. Përveç kësaj do të zgjedhim problemin e specializantëve që për vite të tëra nuk janë marrë me profesionin e tyre”, ka thënë Zemaj.

Ai tutje është deklaruar se nuk mund të lihen mjekët dhe infermierët që të largohen nga Kosova vetëm se shteti i tyre nuk i merr parasysh kërkesat e tyre.

Ai kërkoi që të respektohen rekomandimet e IKSHP-së për të parandaluar përhapjen e Covid-19.

Mëngjesin e sotëm, Basri Sejdiu, ish drejtor i SHSKUK-së ka mbajtur konferencë për media rreth shkarkimit të tij nga pozita e drejtorit, duke thënë se shkarkimi i tij ishte politik.

Basri Sejdiu: Shkarkimi im ishte politik