Basri Sejdiu: Shkarkimi im ishte politik

Basri Sejdiu, ish-Drejtor i ShSKUK-së, i shkarkuar dje nga ana e Bordit të këtij institucioni në një konferencë për media të mbajtur mëngjesin e sotëm ka thënë se shkarkimi i tij ishte politik.

“Në këtë konferencë desha t’i drejtohem qytetarëve dhe pacienteve. Bordi dje pa paralajmërim më sjell një vendim për shkarkim nga drejtori. Me fol për rezultate duhet të flas së pari nga ky vendim, është politik dhe arsyetimet e këtij vendimi nuk janë të bazuara. Është raport i auditorit të brendshëm dhe shumica e rekomandimeve i kemi inicuar vet si menaxhment. Auditori i brendshëm e ndihmon menaxhimin dhe asesi nuk janë të gjeturat bazë për shkarkimin tim.  Parregullsia tjetër e bordit është se ka anëtarë të tjerë që kanë nënshkruar e kanë munguar, anëtarja tjetër e pensionuar e cila ka përfaqësuar QKUK-në, personi i pensionuar nuk mund të përfaqësoj askënd”, ka thënë Sejdiu.

Ai tutje ka thënë se nëse do t’i kërkohej  që të lirohet nga kjo detyrë do ta bënte.

“Nëse do të kërkohej që të lirohem nga kjo detyrë do ta bëja. Pozitën që nga fillimi me punë 24 orë e kam marrë për të qenë në kujdes të pacientëve dhe qytetarëve. Nuk është e ndershme nga bordi qe të etiketojnë. Që nga ardhja e këtij bordi nuk është diskutu për mënyrën se si do të menaxhohet pandemia apo përkrahjen e menaxhmentit”, ka thënë Sejdiu.

Tutje Sejdiu ka thënë se sa i takon procedurave të mëtutjeshme ai do të bëjë ankesë.

“Sa i takon procedurave të mëtutjeshme do të bëj ankesë, njerëzit qe etiketojnë të tjerët pa bazë. Këto do të vërtetohen edhe nga inspektorati. Qysh nga hyrja në QKUK dhe spitale, kam gjetur një katrahutë dhe kemi filluar të punojmë që nga infrastruktura fillimisht”, u shpreh Sejdiu.

Tutje Sejdiu ka folur edhe pwr menaxhimin në kohën e pandemisë.

“Tash në kohë pandemie një menaxhim që ka arritur një përvojë të ndërrohet kur qytetarët kanë më së shumti nevojë. Kemi thënë qe duhet të rritet koaciteti ku të shtrihen qytetarët e jo me qendru në koridore, me njësinë sportive që është duke u ndërtuar ne kemi arritur edhe pjesën e ndertuar ta funksionalizojmë. Kur flet dikush për menaxhim duhet të flasin me fakte e me letra”, ka thënë Sejdiu.

KALLXO.com dje ka raportuar për shkarkimin e Sejdiut.

Shkarkohet Basri Sejdiu, Drejtor i ShSKUK-së