Banorët filmojnë stuhinë në Livoç të Gjilanit (VIDEO)

Një rrebesh shiu ka përfshirë disa rajone të vendit. Por, në Gjilan pati edhe vërshime e përmbytje.

Shi dhe erëra të forta janë parë në fshatin Livoç të Gjilanit. Përmbytjet bënë që kryetari i Gjilanit të aktivizojë shtabin emergjent. Komuna njoftoi se menjëherë kanë pranuar 52 kërkesa për ndihmë nga qytetarët.

Lexuesit e KALLXO.com kanë dërguar një video të stuhisë së shiut në këtë fshat të Gjilanit.