Ballkani Perëndimor ende nuk e ka përqafuar lirinë e informacionit

Qasja me tinguj liberalë në ligjet e informacionit – jetike për një media të lirë –duhet akoma të sjellë transparencë të vërtetë në vendet tradicionalisht të fshehta të rajonit të Ballkanit, tregon një raport i BIRN.

 

Ndërmjet janarit të vitit 2017 dhe qershorit të vitit 2019, gazetarët e BIRN paraqitën 854 kërkesa zyrtare për qasje në dokumente publike në Shqipëri, Bosnjë dhe Hercegovinë, Kosovë, Maqedoni të Veriut, Mal të Zi dhe Serbi. Me ndihmën e informacionit të marrë nga këto kërkesa, BIRN ka prodhuar shumë artikuj hulumtues duke i ka ekspozuar keqbërjet nga qeveritë, kompanitë dhe individët e fuqishëm.

Në bazë të kërkesave për Liri të Informacionit (FOI- Freedom of Information), BIRN gjithashtu e ka publikuar një analizë të thellë të hapjes së institucioneve ndaj kërkesave të FOI nëpër vendet e Ballkanit Perëndimor. Kjo tregon se derisa ligjet e Lirisë së Informacionit në regjion janë ndër më  liberalet në Europë në letër, implementimi i këtyre ligjeve është mjaft poshtë standardeve evropiane.

Implementimi gjithashtu ndryshon ndërmjet vetë vendeve të Ballkanit Perëndimor. Disa shtete po tregojnë një përmirësim, për shembull, nga institucionet publike që publikojnë sasi të mëdha të të dhënave dhe dokumenteve.

Të tjerat, si Bosnja dhe Hercegovina, mbeten prapa. Është tani shteti i vetëm në Ballkan që madje as nuk ofron qasje në regjistrimet publike në formë elektronike. Në disa shtete tjera, si Mali i Zi dhe Serbia, ka pasur një rënie në implementim, si rezultat i ndryshimeve legjislative dhe presionit politik.

Nga 854 kërkesa zyrtare që BIRN paraqiti për të qasje në dokumente publike, më pak se gjysma e tyre, 408, ishin miratuar në të vërtetë; 224 u aprovuan pjesërisht, domethënë institucionet ofruan vetëm informacion teknik, ndërsa 221 kërkesa ose u refuzuan ose nuk u mor asnjë përgjigje, megjithë përcjelljeve të përsëritura nga gazetarët.

Duke parë raportin ndërmjet kërkesave të paraqitura dhe që u përgjigjën pozitivisht, në Shqipëri rezultati ishte më i larti, në 61 përqind. Ajo u pasua nga Kosova, në 56 përqind. Në Serbi, institucionet siguruan informacionet e kërkuara në 40 përqind të rasteve, ndërsa në Maqedoni të Veriut shifra ishte 33 përqind. Raporti më i keq i përgjigjeve ishte në Bosnjë, ku institucionet u përgjigjën në vetëm 25 përqind të kërkesave të dërguara.

Për shumë gazetarë në Ballkanin Perëndimor, ku mediat e pavarura janë shpesh nën presion dhe sulme, ligjet e Lirisë së Informacionit janë shpesh një shtyllë e rëndësishme e lirisë së vetë tyre, dhe janë ndonjëherë e vetmja mënyrë për të marrë informacionin.

Në vitet e fundit, megjithatë, ka pasur një tendencë të caktuar midis institucioneve për të mbyllur derën e informacionit dhe të eksperimentojnë me mënyra të reja për të mohuar informacionin publik, veçanërisht për gazetarët, të cilët tradicionalisht kanë qenë përdoruesit më të shpeshtë të këtyre ligjeve.

Për të përmbajtur informacionin, institucionet shpesh ose injorojnë kërkesat ose shënojnë informacionin e kërkuar si të klasifikuar. Në shumë raste, gazetarët e BIRN janë detyruar të paraqesin ankesa në mënyrë që të marrin të dhënat që ata dëshirojnë, ose një vendim për kërkesën e  tyre. Ky proces shpesh zgjat shumë,  prish aktivitetet e përditshme të gazetarëve dhe zgjat tërë procesin hetimor, i cili mund të përfundojë duke përdorur të dhëna të vjetruara.

Në Kosovë, gazetarët e BIRN paraqitën shumicën e 337 kërkesave të tyre në komuna, ministri, Kompaninë e Telekomit, Këshillin Prokurorial, Këshillin Gjyqësor, Zyrën e Presidentit, Zyrën e Kryeministrit dhe Organin Shqyrtues të Prokurimit. Nga këto, 188 janë pranuar, 27 u janë përgjigjur pjesërisht dhe 122 janë refuzuar.

BIRN Kosova në mënyrë të përsëritur ka paraqitur ankesa për refuzim të qasjes në dokumente publike. Në të gjitha rastet, Obudspersoni iu ka kërkuar institucioneve relevante për të dhënë qasje. Por vetëm 45 përqind e këtyre kërkesave kanë rezultuar që BIRN të ketë qasje në dokumentet e kërkuara. Një 20 përqindësh tjetër i kërkesave rezultoi që BIRN të fitonte qasje të pjesshme. 35 përqind e mbetur është akoma në pritje.

Në Maqedoninë e Veriut, BIRN paraqiti 233 kërkesa për informacion, nga të cilat u miratuan pak më shumë se një e treta.

Në Serbi, BIRN paraqiti 95 kërkesa. Nga këto, 13 u janë përgjigjur plotësisht, 25 u janë përgjigjur pjesërisht dhe më shumë se 20 janë refuzuar ose nuk kanë marrë asnjë përgjigje. 37 kërkesa të tjera janë ende në pritje deri në kohën e publikimit. Megjithëse afati ligjor për institucionet në Serbi që t’u përgjigjen kërkesave të tilla është 15 ditë, në disa institucione, si Ministria e Brendshme, afati kohor mesatar i përgjigjes është një muaj ose më gjatë.

Në Bosnje dhe Hercegovinë, BIRN paraqiti 12 kërkesa dhe u mor me ndjekje të rregullta dhe paralajmërime përpara se autoritetet të përgjigjeshin ndonjëherë, edhe pse, si në Serbi, afati ligjor për t’u përgjigjur është 15 ditë. Në realitet, kjo zgjat një muaj ose më shumë.

Duke parë raportet vjetore të Komisionerëve rajonalë, Serbia ka marrë numrin më të lartë të ankesave, 64 përqind, gjatë vitit 2018. Shqipëria ishte në radhë, me 13 përqind, e ndjekur nga Maqedonia e Veriut, në 10 përqind dhe Mali i Zi, me 7 përqind. Numri më i ulët i ankesave të raportuara nga Zyra e Ombudspersonit ishte në Bosnjë dhe Hercegovinë – 5 përqind – dhe në Kosovë, vetëm 1 përqind.

Analiza e BIRN gjithashtu tregoi se institucionet e qeverisjes lokale janë më të përgjegjshme ndaj kërkesave për informacion ndërsa institucionet e qeverisjes qendrore kanë më shumë të ngjarë të shtyjnë vendimet dhe përfundimisht të refuzojnë kërkesat e gazetarëve. Arsye të mundshme për këtë mund të jenë natyra dhe ekskluziviteti i informacionit që këto institucione posedojnë.

Përgjigja më e ulët pozitive që gazetarët e BIRN patën, për sa i përket institucioneve individuale në rajon, ishte me Autoritetin e Aviacionit Civil në Shqipëri, Ministrinë e Tregtisë së Jashtme në Bosnje, Postën në Kosovë dhe Ministrinë e Brendshme në Serbi.

Si pjesë e nxitjes së BIRN për hapje, ajo ka krijuar një bibliotekë falas, miqësore për përdoruesit, të kërkueshme në internet të dokumenteve publike dhe bazës së të dhënave të shkruara, të quajtur Burimi BIRN (BIRN Source). Për ta rritur qasjen në të dhëna të hapura për gazetarë, në Janar të vitit 2020 BIRN gjithashtu do të nisë një platfromë të re online, Tavolina e Burimeve Hetimore BIRN (the BIRN Investigative Resource Desk), BIRD, e cila do të sigurojë një hapësirë digjitale dhe mjete miqësore për përdoruesit për gazetari hulumtuese më të mirë dhe më të fuqishme.

BIRD do t’u sigurojë gazetarëve lloje të ndryshme të ndihmës, duke përfshirë një grup mjetesh dhe informacionesh të dobishme në një vend, të lidhura me lirinë e informacionit, qasjen dhe mbrojtjen e të dhënave, sigurinë në internet dhe të dhënave me burim të hapur.

Trendi shqetësues

Ndërsa shumica e vendeve të rajonit, siç janë Serbia, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut, kanë ligje liberale për Lirinë e Informacionit, të paktën në letër, ekziston një trend shqetësues në Mal të Zi, ku ndryshimet e fundit në ligj lejojnë që kreu i një institucioni të vendosë cilat informata do të shënohen “të klasifikuara”. Ky ndryshim është kritikuar gjerësisht, pasi përmban një seri përjashtimesh që nuk janë në përputhje me standardet ndërkombëtare ose kushtetutën e vetë vendit.

Në Shqipëri, ndërkohë, një ligj i ri përfshin një numër konceptesh të reja, duke përfshirë mundësinë e rivlerësimit të dokumenteve sekrete, lëshimin e informacionit të pjesshëm dhe përdorimin e teknologjisë së informacionit për të bërë informacionet e mbajtura nga institucionet publike më të disponueshme për publikun.

Lexoni raportin e plotë këtu.