Balaj Halimi: Prioritetet i qeverisë është që gjenocidi Serb në Kosovë të njihet me përmasa ndërkombëtare

Albulena Balaj- Halimi, zëvendëskryeministre e Kosovës në emër të qeverisë ka folur në Kuvendin e Kosovës me rastin e Ditës ndërkombëtare të përkujtimit dhe nderimit të viktimave të krimeve të gjenocidit, si dhe parandalimi i këtij krimi.

Balaj Halimi ka shpreh respekt për të gjitha viktimat e gjenocidit pa marr parasysh kohën kur ka ndodh apo prejardhjen e tyre kombëtare, fetare, etnike e racore.

“Një ndër prioritetet e qeverisë dhe kryeministrit Hoti lidhet me angazhimin që ky gjenocid të njihet me përmasa ndërkombëtare. Në kuadër të angazhimeve që lidhen me pasojat e zbatimit të gjenocidit kundër shqiptarëve të Kosovës në cilësinë e zv/kryeministres me mbështetje të kryeministrit Hoti kanë zhvillu një sërë takimesh”, tha ajo.

Balaj Halimi tha se në takimin me Shoqatën Thirrjet e Nënave buroi kërkesa që me Serbinë mos të bëhet marrëveshje pa ndriçimin e plotë të fatit këtyre viktimave të gjenocidit.

Balaj Halimi tha se qeveria është e vendosur të angazhohet me gjitha mundësit për të ndriçuar dhunën seksuale si formën më çnjerëzore që ka pas për qëllim të shkatërroj identitetin fizik dhe psikik të gruas shqiptare.

“Shteti serb përpiqet ti prezantoj veprime individuale aktet e dhunës seksuale”, tha ajo.

“Një gjë duhet ta kemi të qartë të gjithë në Kosovën gjenocidin e kanë bërë forcat serbe në kuadër të politikës së gjenocidit ndaj shqiptarëve dhe duhet të jemi të kujdesshëm kur përpiqmi të hedhim dritë mbi këtë formë të gjenocidit”, shtoi ajo.

Zëvendëskryeministrja i ka ftuar të mobilizohen me datën 15 janar të përkujtohet gjenocidi që Serbia e ka kryer në Kosovë.

Ajo tha se me propozim të Ministrit të Drejtësisë qeveria ka themeluar grupin punues i cili do të përgatit një koncept dokument lidhur me themelimin e institutit për hulumtimin e krimeve të luftës. Si dhe ka treguar që Ministria e Punës e ka dërguar në qeveri plotësim ndryshimin e Ligjit për skemat pensionele.

“Ministri i Punës ka proceduar në qeveri në dakordim me kryeministrin Hoti plotësim ndryshimin e ligjit për skemat pensionale të financuara nga shteti që edhe këtë padrejtësi ta adresojmë”, tha ajo duke treguar se do të hiqet pengesa e familjarëve krahas pensionit si prind i dëshmorit ta kenë të drejtën edhe të pensionit kontributiv.

Kuvendi pas fjalimit të zëvendëskryeministres kanë ndjekur një dokumentar të shkurtër të RTK-së të titulluar “Dëshmitë e heshtura”.