Kuvendi i Kosovës/ Foto: KALLXO.com

Bahrim Shabani zgjedhet nënkryetar i Kuvendit nga komunitet joshumicë

Me 73 vota për nga 75 deputetë sa ishin në sallë, Kuvendi ka zgjedhur nënkryetar, deputetin Bahrim Shabani nga radhët e komuniteteve joshumicë.

Zgjedhja e Shabanit nënkryetar ka ardhur pasi që nënkryetari i deritanishëm, Bekim Arifi ka dhënë dorëheqje.

Kryetari i grupit multietnik, Enis Kervan tha që ka marrëveshje të grupit të deputetëve të komuniteteve joshumicë.

“Ne propozojmë nënkryetarët me rotacion, tani propozojmë deputetin e grupit Bahrim Shabani i cili do të ketë këtë pozitë dhe do ta ushtroj deri më 22 prill të vitit 2024 dhe pas përfundimit të mandatit të tij do të zëvendësohet me deputeten Fidan Jilta”- tha ai.

Kuvendi ka edhe 3 nënkryetarë të tjetër, Enver Hoxhaj nga PDK, Kujtim Shala nga LDK, dhe Saranda Bogujevcin nga LVV.