Me fillim të seancës plenare të Kuvendit të Kosovës, deputetët kanë mbajtur një minutë heshtje në përkujtim të viktimave të Masakrës së Srebrenicës.
Me 73 vota për nga 75 deputetë sa ishin në sallë, Kuvendi ka zgjedhur nënkryetar, deputetin Bahrim Shabani nga radhët e komuniteteve joshumicë.
Kryeministri në detyrë Kurti ka marrë vendim që ta shkarkojë zëvendësministrin Bahrim Shabani.