Azhurnohet web-faqja e Presidencës, në vend të Hashim Thaçit vendoset foto e Vjosa Osmanit

Presidenca e Kosovës ka demantuar informacionet se të dhënat e presidentit të derisotëm të vendit, Hashim Thaçi, janë larguar nga web-faqja e Presidencës.

Bekim Kupina, këshilltari për media i ushtrueses së detyrës të presidentes Vjosa Osmani ka thënë se këto informacione nuk janë të vërteta dhe se kjo mund të verifikohet në linkun: https://president-ksgov.net/sq/presidentet-e-kosoves

Këtu, sipas tij, janë të prezantuara të dhënat për të gjithë presidentët që ka pasur Kosova deri tashti.

“Pra, uebfaqja e Presidencës vetëm është azhurnuar siç e kërkon ligji me të dhënat e u.d. të Presidentes së Kosovës, dr.Vjosa Osmani”, ka theksuar Kupina.