Axel Witsel bëhet juventin

Mesfusha ka qenë pika më e dobët e Juventusit në këtë sezon dhe sipas mediave ndërkombëtare drejtuesit bardhezinj po punojnë fort për të afruar në ekip element cilësorë për të forcuar repartin e ndërmjetëm.

Klubi bardhezi i është kthyer në një dëshirë të vjetër madje ka arritur akordin me vetë lojtarin.

Bëhet fjalë për Axel Witsel i cili është në skadencë kontrate me Dortmundin dhe ka pranuar ofertën e klubit bardhezi, transmeton Top Channel.

Mbetet për t’u parë nëse Juventusi do të presë verën e ardhshme kur lojtari të lirohet nga çdo detyrim kontraktual me verdhezinjtë apo do të tentojë që në merkaton e janarit të afrojë belgun me një kosto të ulët.