Autoritetet ukrainase: Të paktën 90 fëmijë janë vrarë nga sulmet ruse

Dhjetra fëmijë janë vrarë në Ukrainë që nga fillimi i pushtimit rus pothuajse tre javë më parë.

Mësohet se gjithsej 90 kanë vdekur, sipas prokurorisë së përgjithshme të Ukrainës.

“Numri më i madh i viktimave është në rajonin e Kievit, Kharkivit, Donetskut, Chernihivit, Sumyt, Kherson, Mykolayiv dhe Zhytomyr”, tha ai.

Më herët, administratorët lokalë në qytetin port jugor të Mariupolit konfirmuan se numri i të vdekurve që nga 24 shkurti tani ka tejkaluar 2,500.

Ndërkohë, Kombet e Bashkuara thonë se kanë konfirmuar 1663 të vdekur civilë. Ka të ngjarë që ky numër të jetë dukshëm më i lartë.

Sot, është dita e 19-të e pushtimit rus të Ukrainës – lufta e parë e madhe tokësore në Evropë në dekada. Sulmi i Moskës ka nisur në orët e para të 24-shkurtit. 

Presidenti rus, Vladimir Putin, tha se ka nisur, sipas tij, një operacion “special” për “çmilitarizimin dhe denacifikimin” e Ukrainës. 

Veprimi i Kremlinit ka nxitur zemërim dhe është dënuar në gjithë botën.Shtetet e Bashkuara dhe aleatët janë përgjigjur me sanksione të ashpra kundër Moskës dhe së bashku me Bashkimin Evropian, Britaninë e Madhe dhe NATO-n e dënuan sulmin dhe u zotuan se do ta mbajnë Rusinë përgjegjëse për këtë luftë. /Sky News