Autoblindat në stacionin e Policisë në Mitrovicë të Jugut - VIDEO

Autoblinda të Policisë janë vendosur që nga mëngjesi në stacionin policor në Mitrovicë të Jugut.

Më poshtë mund të shihni pamjet nga vendi i ngjarjes:

 

Autoblindat e Policisë, Mitrovicë e Jugut, 23 prill 2023
Autoblindat e Policisë, Mitrovicë e Jugut, 23 prill 2023

Në katër komunat në veri të Kosovës, Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok janë duke u zhvilluar zgjedhjet komunale.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se janë 19 qendra të votimit në katër komunat.

Komunat në veri mbetën pa kryetarë nga nëntori i 2022-të, pasi përfaqësuesit serbë dhanë dorëheqje.

Lajm në Zhvillim – Zgjedhjet në katër komunat në veri të Kosovës