Asnjë rast pozitiv me COVID-19 gjatë ditës së sotme

Gjatë 24-orëve të fundit në vendin tonë nuk është shënuar asnjë rast pozitiv me COVID-19.

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se nga 469 testime, 0 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Po ashtu gjatë 24-orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

“Sot janë shëruar 28 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 225,134”, thuhet në njoftim.

Në total numri i rasteve aktive është 75.

Ndërsa në 24-orët e fundit janë dhënë 25 doza të vaksinës kundër COVID-19.