CovidRezultatet-2020

Covid-19 Ilustrim - Naser Fejza

Asnjë i vdekur dhe 14 raste të reja me COVID-19

Ministria e Shëndetësisë bëri të ditur se nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes me COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit. Ndërsa, nga 2 mijë e 140 testime, 14 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Tutje, ministria potencon se në 24 orët e fundit janë dhënë 6 mijë e 705 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Kurse, prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1,514,370 doza të vaksinës, prej tyre 681,450 me dozën e dytë.

Në total numri i rasteve aktive është 515.