Ilustrim

Asfaltohet një pjesë e rrugës Brezovicë- Prevallë, mbyllet për një javë qarkullimi

Ministria e Infrastrukturës dhe Ambientit ka njoftuar se për shkak të punimeve në asfaltimin e segmentit Brezovicë-Prevallë kjo rrugë do të jetë e ndaluar për qarkullimin e të gjitha automjeteve.

Gjatë kësaj kohe qarkullimi i automjeteve është i ndërprerë tërësisht.

Punimet, sipas Ministrisë, do të vazhdojnë deri më 2 maj 2020.