‘Arturo Ui’ jepet reprizë në Teatrin Kombëtar

Shfaqja ‘Arturo Ui”, me tekst të Bertoltt Brecht dhe regji të Bekim Lumit jepet sot, në ora 20:00, reprizë në Teatrin Kombëtar të Kosovës.

Shfaqja në mënyrë simbolike përshkruan, tematizon dhe pasqyron historinë e dhunshme të rrëmbimit të pushtetit ekonomik dhe politik nga gangsteri Arturo Ui (alias Adolf Hitler) dhe pasuesit e tij në vitet ‘30 të shekullit 20-të.

Shfaqja ‘Arturo Ui” është dhënë premierë në qershor të 2018 në Teatrin Kombëtar të Kosovës.

Shafqja ka marrë edhe dy çmime për shfaqjen më të mirë të vitit dhe për regjinë më të mirë (Post Mortem për regjisorin Bekim Lumi) për 2018, që ndahen nga MKRS-ja.

Në shfaqje luajnë: Bujar Ahmeti, Afrim Kasapolli, Afrim Muçaj, Labinot Raci, Faris Berisha, Ylber Bardhi, Ismet Azemi, Edon Shileku, Valmir Krasniqi, Shpëtim Kastrati, Kushtrim Qerimi, Muhamed Arifi dhe Alban Rexhaj.