Foto: Ilustrim

Arreston një person i dyshuar, u kap me drogë në kufi

Policia e stacionit kufitar në Stançiq gjatë ditës së djeshme në një pikë vëzhgimi afër kufirit dhe përmes punëve operative kanë arritur që të identifikojnë një person të dyshuar në atë zonë.

Policia ka njoftuar se personi i dyshuar është lokalizuar dhe arrestuar në rrugë dytësore dhe po ashtu të njëjtit sipas policisë iu është gjetur në posedim substancë e dyshuar narkotike (rreth 149 gr.).

“I dyshuari mashkull/kosovar (1994) ka tentuar t’u ik autoriteteve policore dhe gjatë ikjes ka hedhur një qese të tejdukshme me material të dyshimtë dhe ngjyrë të bardhë brenda”, thuhet në komunikatë.

Sipas policisë, lidhur me rastin janë njoftuar edhe njësitet e antidrogës së PK-së të cilat kanë marr në trajtim rastin.

Me urdhër të prokurorit të krimeve të rënda, i dyshuari është dërguar në mbajtje për procedura të mëtejme.