Ilustrim

Arrestohet vozitësi i veturës në aksidentin ku mbeti i lënduar një 18 vjeçar në Ferizaj

Policia ka arrestuar ngasësin e veturës në aksidentin që ka ndodhur dje rreth orës 16:15 në Ferizaj.

“Ngasësi i veturës mashkull kosovar është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë.

Një person i moshës 18- vjeçare ka mbetur i lënduar pas aksidentit mes një motoçiklete që ai ishte duke e drejtuar dhe veturë në Ferizaj.

Rastin për KALLXO.com e ka konfirmuar, Kanun Veseli zëdhënës i Policisë së Kosovës për rajonin e Ferizajt.

18-vjeçari për shkak të lëndimeve trupore pasi ka marrë ndihmën e parë në Emergjencën e Ferizajt është dërguar në QKUK për trajtim të mëtutjeshëm.

Policia jep detaje për aksidentin në Ferizaj, 18-vjeçari i lënduar dërgohet në QKUK