Arrestohet personi që largoi 24 ulëse në Kuvendin Komunal në Malishevë

Dje rreth orës nëntë është arrestuar personi i cili dyshohet se kishte marr 24 ulëse nga Kuvendi Komunal në Malishevë.

Sipas raportit policor personi i ka marr ulëset nën arsyetimin se nuk i është bërë pagesa për furnizimin e tyre.

Në raport tutje theksohet se pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Kallxo.com dje ka raportuar për largimin e ulëseve në Kuvendin Komunal në Malishevë.

Asambleisti i Lëvizjes Vetëvendosje në komunën e Malishevës, Alban Krasniqi, kishte thënë se një operator ekonomik i ka larguar ulëset e Kuvendit Komunal pasi, sipas tij, Komuna nuk i ka kryer obligimet e tij.

Në anën tjetër, kryetari i Komunës së Malishevës, Rakip Begaj për Kallxo.com ka thënë se nuk është në dijeni për këtë çështje.

VV në Malishevë: Për shkak të borxhit, salla e asamblesë mbetet pa gjysmën e karrigeve