Ilustrim

Arrestohet për lëndim të rëndë trupor, dërgohet menjëherë në gjykatë

Policia e Kosovës ka arrestuar një të dyshuar i cili i ka shkaktuar lëndime të rënda trupore viktimës. Te i dyshuari, sipas raportit policor, është konfiskuar një pistoletë, që mendohet të jetë përdorur në rast. Lëndimi raportohet të ketë ndodhur në rrugën “Bedri Shala” në Prishtinë me 12.05.2021 rreth orës 18:00. Ndërsa arrestimi, është bërë dje dhe pas vendimit të prokurorit, i dyshuar është dërguar në gjykatë në procedurë të shpejtë.