Foto: Ilustrim

Arrestohet nxënësi në Prishtinë, policia i konfiskon thikë

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një nxënës të një shkollë në rrugën “Bajram Bahtiri”, në Prishtinë, por nuk ka treguar se për cilën shkolë bëhet fjalë.

Sipas njoftimit, rasti ka ndodhur mëngjesin e djeshme, pasi që nxënësi ishte përfshirë në një përleshje me disa të  dyshuar të tjerë, nxënës të së njëjtës shkollë.

Gjatë kontrollit, tek i dyshuari i parë është gjetur dhe konfiskuar një thikë.

Me vendim të prokurorit, pas intervisitmit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.