Arrestohet një shtetas turk në Aeroportin e Prishtinës

Një shtetas i Turqisë është arrestuar para pak qestesh në Aeroportin e Prishtinës.

KALLXO.com mëson se shtetasi turk është arrestuar nën dyshimin për falsifikim të dokumenteve.

Tutje siç mëson KALLXO.com bëhet fjalë për shtetasin U. Y., i cili është kapur brenda objekteve të Aeroportit të Prishtinës dhe është arrestuar pasi i njëjti dyshohet se ka falsifikuar pasaportën.

“Në ora 13:45, në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”, një shtetas i huaj ka tentuar të udhëtojë për në Berlin me një pasaportë që dyshohet të jetë e falsifikuar. Policia ka inicuar rastin ‘Falsifikimi i dokumentit’. Për rastin është njoftuar prokurori dhe me aktvendim të tij, i dyshuari dërgohet në mbajtje”, ka thënë për KALLXO.com, Bajram Krasniqi zëdhënës i Policisë së Kosovës.