Mosmarrëveshje për pasagjerë, dy taksistë rrahin një tjetër në Aeoportin e Prishtinës

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se dy burra, taksistë në Aeroportin e Prishtinës, pas një mosmarrëveshje lidhur me shërbimet për pasagjerë, kanë sulmuar fizikisht viktimën punëtor taksie në një kompani tjetër, i cili kishte shkuar në ANP për të marrë pasagjerë.

Viktima ka pësuar lëndime është dërguar në QKUK për tretman mjekësor.

Ndërsa dy të dyshuarit pas intervistimit, me urdhër të prokurorit janë dërguar në mbajtje.

Rasti po trajtohet si “lëndim i rëndë trupor”.