Foto: Ilustrim

Arrestohet një shtetas i Shqipërisë, tentoi t’i jap ryshfet zyrtarit policor për të hyrë në Kosovë pa certifikatën e vaksinimit

Policia e Kosovës ka arrestuar sot një person i cili kishte tentuar t’i jap ryshfet zyrtarit policor për ta kaluar kufirin pa poseduar certifikatën e vaksinimit apo testin anti-covid.

A. B., i lindur në 1996 ka prezantuar dokumentet personale tek zyrtari policor kufitar, dhe ka vendosur edhe një shumë të parave prej 30 euro, dhe në pyetjen e zyrtarit policor se perse i ka vendosur këto para, personi është pergjigjur se nuk e ka bërë vaksinën dhe testin anti-covid të cilat kërkohen, prandaj me qellim për te kaluar kufirin i ka dhënë këto para, thuhet në njoftimin e Policisë.

“Lidhur me këtë rast nga Policia menjëherë është njoftuar Prokurori i Shtetit i cili ka urdhëruar që të iniciohet rasti për “dhënie të ryshfetit, ndërsa personi i dyshuar të inervistohet dhe të dërgohet në qendrën e ndalimit për procedura të mëtejme ligjore”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Përmes këtij njoftimi Policia e Kosovës ka thënë se nuk do të toleroj shkeljen e ligjit dhe proceduarve të parapara, ku masa aktive po ndërmerren dhe do të ndërmerren edhe në funksion të parandalimit të pandemisë dhe ruajtjes së shëndetit publik në përgjithësi.