Arrestohet një serb i dyshuar për krime lufte në Kosovë

Një serb me inicialet T.B. është arrestuar sot nga Policia e Kosovës pasi që dyshohet për krime lufte kundër popullatës civile në Vushtrri.

“Departamenti i Policisë kufitare në bashkëpunim me hetuesit policorë nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve të Luftës, kanë arritur që sot, më 10.10.2023, në orët e pasdites në Merdarë ta lokalizojnë dhe arrestojnë të dyshuarin mashkull/serb me iniciale (T.B.), viti i lindjes 1971” – njofton Policia.

Policia thotë se i dyshuari është dërguar në Polici dhe pritet të intervistohet në prezencë të avokatit mbrojtës dhe se të gjitha procedurat do të ndërmerren në bashkërendim me organet e drejtësisë.