Ilustrim

Arrestohet një person në Vushtrri, sulmoi me mjet të mprehtë një person tjetër

Një person është arrestuar në Vushtrri nga Policia e Kosovës, pasi ka sulmuar fizikisht një person tjetër, duke e goditur me mjet të mprehtë.

Policia ka bërë të ditur se viktima është dërguar në QKUK për tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 11:30 në Vushtrri.