
Ilustrim Foto: KALLXO.com
Arrestohet një person në Prishtinë, dyshohet se kanosi të dashurën e tij
19.2.2023 - 09:20
Një person është arrestuar dje në Prishtinë nga Policia e Kosovës, pasi që dyshohet se ka kanosur të dashurën e tij.
Sipas Policisë, viktima ka thënë se i dyshuari edhe më parë e kishte kanosur dhe rasti ka qenë i denoncuar në polici.
Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.