(Foto ilustrim)

Arrestohet një person në Gjilan, shantazhonte një grua se to t’i publikonte video intime

Një person ka përfunduar prapa grilave të premten në Gjilan.

Sipas Policisë së Kosovës, njëjti dyshohet se ka shantazhuar një grua se do t’i publikonte video intime. Rasti është paraqitur në polici më 11 shtator.

“Viktima femër kosovare ka raportuar se është duke u shantazhuar nga disa persona në rrjetet sociale, për publikimin e disa videove të saj me përmbajtje intime” – thuhet në njoftim.

“Nga njësitë relevante policore janë ndërmarr veprime hetimore për t’i identifikuar personat e dyshuar, më 22.09.2023, është identifikuar dhe arrestuar një i dyshuar mashkull kosovar.  Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje, rasti vazhdon të hetohet” – thuhet në fund të njoftimit.